Mahnit shkenca. Vetëm një preparat dhe nuk do të kemi më dhëmbë të prishur
Këshilla /Shëndet /Bukuri
2 muaj nga Administrator

Shkencëtarët pohojnë se dhëmbët, me ndihmën e ilaçit Tideglusib, do të jenë në gjendje që të “rregullojnë” veten në mënyrë që do të eliminohet nevoja për mbushje, shkruan BBC.

Ekipi hulumtues nga Kings College në Londër tregon se ai ilaç, me të cilin zakonisht trajtohen ata që janë duke vuajtur nga demenca, mund të vë në lëvizje qelizat e pulpës dentare në minj që vetë të riparojnë vrimat e vogla. Vrimat në dhëmbët e minjve janë trajtuar me ndihmën e sfungjerit biodegradues të lagur me Tideglusib i cili futet në kariesin e dhëmbëve.

Studimi i publikuar në revistën Science Reports tregoi se ky proces ka çuar në një “riparim të plotë dhe të suksesshëm natyror” të dhëmbëve. Tideglusib ka stimuluar aktivitetin e qelizave amë në pulpën dentare që çuan në shërimin e vrimës 0.13-milimetër në dhëmbët e minjve.

Gjëja kryesore është që sfungjeri është i biodegradueshëm – tha profesori Paul Sharpe.

Hapësira në të cilën qëndron sfungjeri, gjatë kohës së rigjenerimit të dhëmbit, mbushet në atë masë me minerale sa që pas trajtimit nuk mbetet asgjë që në të ardhmen mund të prishet.

Ekipi hulumtues tani do të përpiqet që të përcaktojë nëse metoda e tyre është e aftë për të riparuar edhe vrima të mëdha. Sharpe ka shtuar se kjo mënyrë e trajtimit të dhëmbëve së shpejti mund të jetë në dispozicion edhe komercialisht

Këshilla
2 dite
Përdoreni sodën e bukës në këtë mënyrë! Do të dukeni 10 vjet më të reja
4 ore
FOTO/ Flet ekspertja e seksit: Ja pozicionet që iu ndihmojnë të zgjasni më shumë
1 dite
Lulet në shtëpi po thahen? Ja hilja se si t'i shpëtoni
Ujitja e tepërt është ndër shkaktarët më të zakonshëm të prishjes së luleve, por një zgjidhje e thjeshtë gjendet në frigoriferin tuaj. Në vend se t’i hidratoni (ujitni) lulet me shishe të ujitjes – gjë e cil
9 ore
Vajza prekeni mashkullin në këto vende dhe ai do ju bjerë në gjunjë
Kur kemi partnerin e përshtatshëm, secila pikë e trupit tonë është vend potencial i cili ngre temperaturën dhe shpërthen afshin.     Mirëpo pos pikës së përhershme G e cila konsiderohet çelësi kryesor i orgazm&eum