Horoskopi ditor, e enjte 12 janar 2017
Argëtim /Horoskopi
3 muaj nga Administrator

Dashi

Edhe pse sot do të keni takime në të cilat duhet të flisni në gjuhë të huaj për ju nuk do të jetë problem. Do të përshtateni shumë kollaj. Beqarët nuk duhet të mërziten edhe pse janë ende vetëm, pasi mundësi të mira do të shfaqen për ta në horizont. Kujdes me financat, pasi do keni ndikimin negativ të planetëve.

Demi

Nuk është se do të takoni shumë njerëz të sinqertë gjatë rrugëtimit tuaj. E rëndësishme është të merrni atë që ka vërtet interes për ju. Për beqarët mund të ndodhin disa gjëra të veçanta të cilat mund t’ua ndryshojnë të ardhmen përgjithmonë. Financat do të jenë të mira, mjafton të shpenzoni me maturi.

Binjakët

Shenja juaj paraqitet shumë konfliktuale sot dhe jeni mjaft nervozë me këdo që do të bashkëpunoni. Qetësinë do ta gjeni vetëm tek partneri/ja juaj. Beqarët do realizojnë takime interesante, por duhet të mendohen mirë para se të marrin vendime. Financat do jenë të mira, pasi Mërkuri do iu mbrojë të mos shpenzoni kuturu.

Gaforrja

Duhet të vazhdoni rrugën që keni nisur ju të dashuruarit edhe pse mund të hasni në pengesa. Çdo gjë do të qetësohet me kalimin e kohës. Beqarët edhe pse do kërkojnë shumë për të ndryshuar statusin, nuk do e kenë sot ditën e tyre me fat. Financat nuk do kenë probleme, pasi do kenë ndikimin pozitiv të yjeve.

Luani

Njeriu juaj i zemrës ka përgatitur një surprizë për ju sot dhe për këtë qëllim ka kërkuar ndihmë edhe nga familjaret tuaj tek të cilët besoni aq shumë. Beqarët duhet të tregohen të kujdesshëm me personat që do njohin dhe takojnë sepse jo të gjithë kanë qëllime të mira. Në planin financiar duhet më tepër maturi se kurrë me shpenzimet.

Virgjëresha

Edhe pse sot i keni të gjithë kundër ndjenjat dhe emocionet janë ato që do të mbizotërojnë. Keni besim vetëm tek njeriu juaj i zemrës. Beqarët duhet të përfitojnë nga kjo ditë e mbushur me takime nëse duan të ndryshojnë statusin. Në planin financiar nuk do ketë përmirësime të mëdha, por as probleme.

Peshorja

Jeni në mes të një situate ju të dashuruarit që nuk e keni krijuar ju por që në fund duhet ti jepni një zgjidhje. Çdo gjë do të lëvizë në anën e kundërt të asaj që mendoni. Beqarët do realizojnë shumë takime mbresëlënëse sot, por nuk do kenë guximin për të vendosur për më shumë. Kujdes me shpenzimet.

Akrepi

Jeni të shqetësuar për fushën profesionale. Do të ketë lëvizje në punën tuaj që mund t’ju prekin edhe ju. Qëndroni korrekte në çdo detaj. Beqarët do tërhiqen pa masë ndaj një personi dhe do fillojë t’ju rrahë zemra fort. Në planin financiar Mërkuri do iu shtyjë të shpenzoni pa limit. Kujdes mos e teproni.

Shigjetari

Sot ju të dashuruarit do të jeni të lumtur dhe në humor të mirë sepse po shpenzoni kohën për një çështje të rëndësishme në jetën tuaj në çift. Beqarët do bëjnë çmos për të mos qëndruar më vetëm, dhe me vendosmërinë që do tregojnë do e arrijnë synimin. Financat do jenë të ekuilibruara, mund të bëni edhe shpenzime.

Bricjapi

Këtë ditë ndiheni të përkëdhelurit e fatit dhe kjo gjë po ju vjen për shtat. Partneri/ja do t’ju kujtojë që keni lënë një udhëtim për të bërë bashkë. Beqarët do fillojnë projekte të rëndësishme dhe nuk do kenë fare kohë të mendojnë për dashurinë. Marsi do ndikojë pozitivisht te financat dhe gjendja do jetë nën kontrollin tuaj.

Ujori

Dita shkon mirë në çdo aspekt si personal ashtu edhe profesional. Doni të bëni një ndryshim të rëndësishëm në marrëdhënien tuaj në çift. Beqarët do tregohen mjaft joshës dhe do bëjnë për vete këdo person që pëlqejnë. Financat do jene goxha të mira dhe të qëndrueshme. Beni investimet që keni menduar.

Peshqit

Partneri/ja juaj do të përballet me disa probleme sot dhe për këtë do të kërkojë ndihmën tuaj. Ajo që duhet të bëni është ta mbështesni në çdo hap dhe vendim që ai/ajo merr. Beqarët do ndjehen mirë me statusin që kanë dhe do refuzojnë çdo lloj ftesë për takime apo njohje. Në planin financiar do përballeni me disa vështirësi.

Argëtim
1 dite
Meshkujt çmenden pas femrave të kësaj shenje horoskopi
1 dite
Horoskopi për ditën e sotme, e shtunë 29 prill 2017
2 dite
A E DINI PSE NË REKLAMA ÇAMÇAKËZËT JANË GJITHMONË DY?
A e keni menduar ndonjëherë se pse njerëzit në reklamat e çamçakëzeve gjithmonë marrin dy copë njëkohësisht? Kjo është një mashtrim për t'ju bërë të mendoni se është mënyra e duhur p&
2 dite
Horoskopi për ditën e sotme, e premte 28 prill 2017
Dashi - Juve qe jeni ne një lidhje do e forconi edhe me tepër marrëdhënien me partnerin gjate kësaj dite. Pas një periudhe te zymte me ne fund do rilinde dielli. Beqaret do kenë njohje dhe flirtime pafund, por asgjë te veçanë qe mund te shkoje
Më te lexuarat
Doni të bëheni të pasur, degjoni këtë këshillë
Licencimi, Vllaznia e Tirana rrezikojnë Europën nga borxhet
Skënderbeu mendon për merkaton, ja kush janë dy shënjestrat
Meshkujt as se kanë idenë fare se përse shërben kjo pjesë në trupin e femrës gjatë seksit
FOTO/ 'Elif' në pritje të ëmbël, ja si duket aktroja pak ditë para lindjes
Ilaçi natyror për të zhdukur përgjithmonë dhimbjet në gju
1 dite
Tjetër shqiptar në Serinë A, për talentin derdhen miliona
Emanuele Ndoj pritet të jetë shqiptari i radhës që do të luajë në Serinë A sezonin e ardhshëm.   Mesfushori i Breshias në verë do t’i bashkohet Bolonjës, të cilës i mjaftojnë vetëm katër pikë n&eum
16 ore
Menaxheri i Hysajt humb bastin, i dhuron makinën futbollistit
Agjenti i Elseid Hysajt dhe Ledian Memushajt, Mario Xhiufredi, ka humbur një bast jo pak të kushtueshëm me njërin prej futbollistëve që menaxhon, më saktësisht me Andrea Kontin e Atalantës.   Mbrojtësi i djathtë që luan në t&eum