Partizani humbet 3-1 miqësoren e luksit me Fenerbahçe
Sport /Superliga
9 muaj nga Administrator

Partizani humbi 3-1 miqësoren e parë turke kundër Fenerbahces.

 

Ndaj gjigandëve turk, të kuqtë paguan jo vetëm diferencat teknike mes dy ekipeve por dhe faktin që Fenerbahce ishte shumë më përpara me fazën përgatitore gjë që u vu re që në fillimin e ndeshjes me turqit që shënuan dy gola të shpejtë duke shfrytëzuar dhe freskinë më të madhe fizike.

 

Pas vetëm pesë minutash, Tufan shënoi me një veprim spektakolar duke hyrë mes mbrojtësve të Partizanit, ndërsa në të 8-tën ishte Fernandao që ngriti rezultatin në 2-0.

 

Pavarësisht goditjes së shpejtë Partizani e mori veten dhe ekuilibroi lojën aq sa në fundin e pjesës së parë goditi dhe traversën.

 

Në pjesën e dytë për të kuqtë u aktivizua dhe Fejzullahu që u rikthye në fushë pas një mungese prej më shumë se një muaji.

 

Gjithsesi golin e 3-të e gjeti sërish ekipi turk, që në minutën e 81-të realizoi dhe golin e 3-të me Koybasin.

 

Për Partizanin ndërkohë dy minuta më pas, Ekuban mundi të shkurtojë diferencën duke treguar se dhe në këtë vit të ri nuhatjen e portës nuk e ka humbur.

 

U mbyll 3-1 për Fenerbahcen me Partizanin që gjithsesi zhvilloi një test të mirë miqësor ndaj një rivali të madh duke i dhënë përgjigjet e duhura dhe trajnerit të tij, Sulejman Starova.

 

 

Sport
2 dite
VIDEO/ Mbrëmja e shqiptarëve, sulmuesi i U-21 i bën gol Olimpiakosit
2 dite
VIDEO Është momenti i artë i Grezdës, gol Dinamo Zagrebit
18 ore
Mamurrasi tërhiqet nga kampionati, Ndreca shkrin ekipin...
Mamurrasi tërhiqet nga kampionati. Pas vetëm dy javësh, presidenti Ded Ndreca ka vendosur të tërheqë përfundimisht skuadrën nga kampionati dhe t’i japë fund me futbollin.   Ky është vendimi surprizë i marrë nga Ndreca, duk
2 dite
Rama premton edhe një stadium të ri brenda 4 viteve
Një tjetër kopleks modern do t’i shtohet kolazhit të stadiumeve të rikonstruktuara apo të ndërtuara në vendin tonë. Bëhet fjalë për stadiumin e qytetit të Vlorës. Premtimin e ka bërë Kryeministri i vendit, Edi Rama, i c
Më te lexuarat
VIDEO/ Mbrëmja e shqiptarëve, sulmuesi i U-21 i bën gol Olimpiakosit
VIDEO Është momenti i artë i Grezdës, gol Dinamo Zagrebit
Mamurrasi tërhiqet nga kampionati, Ndreca shkrin ekipin...
Rama premton edhe një stadium të ri brenda 4 viteve
Rrëfimi rrëqethës i Nasri: Futbolli, botë hipokritësh, isha pranë vdekjes...
Deklarata e Jashanicës për Partizanin. Serbët: "provokacija”
2 dite
Flet Strakosha: Dibalës ia prita 11-m me ndihmën e babait dhe Zotit
Heroi i Lacios në sfidën ndaj Juventusit, Thomas Strakosha, foli në një prononcim të shkurtër për “lazionews24” kur tregoi edhe sekretin e pritjes së 11-metërshit. Ja fjalët e gardianit shqiptar:   Strakosha: “Çfa
1 dite
Kategoria II- Grupi B/ Elbasani hap fals në shtëpi, Maliqi fiton në transfertë
Janë luajtur ndeshjet e javës së 3-të në grupin B, në Kategorinë e Dytë. Kryesuesit e Elbasanit u ndalën në një barazim 1-1 në shtëpi përballë Butrintit.   Këlcyra fitoi 2-0 ndaj Delvinës, dhe tashmë kry