Kinezët pëlqejnë Bakajn, sulmuesi i kërkon 12 mijë euro Shkëndijës
Sport /Superliga
7 muaj nga Administrator

Elis Bakaj edhe në këtë merkato është një nga lojtarët e shumëkërkuar. Ofertat ndaj tij nuk kanë munguar, aq sa vetë lojtari është i pavendosur për të ardhmen. Por, një gjë është e sigurt: nëse qëndron në Shqipëri, do të luajë me Tiranën.

 

Edhe pse ekipe si Skënderbeu apo ndonjë tjetër kanë shfaqur interes, lojtari nëse nuk largohet, do firmosë për bardheblutë për pjesën e mbetur të sezonit. Drejtuesit i kanë bërë ofertën e tyre, por ndërkohë i kanë vendosur edhe afat për përgjigjen.

 

Ata e kanë në prioritetet e merkatos Bakajn, megjithatë deri në fund të kësaj jave ai duhet të vendosë nëse do rikthehet apo jo te kryeqytetasit. Burime të sigurta pranë lojtarit zbulojnë për “Panorama Sport” se shanset që të vishet bardheblu janë reale, por gjithnjë nëse nuk i vjen ndonjë ofertë shumëmilionëshe që do t’ia prishë mendjen.

 

E ardhmja për të është kthyer në një “ankand”, pasi të shumta janë skuadrat e huaja që kanë shfaqur interes. Megjithatë, gazeta zbulon se një klub kinez, që militon në ligën e dytë, ofron afro 250 mijë euro për shërbimet e tij. Por, nuk janë të vetmit.

 

Menaxheri i lojtarit është duke diskutuar me Gaziantepsporin, ekip që renditet në vendet e fundit të Superligës turke. Duhet thënë se momentalisht janë vetëm në fazën e bisedimeve paraprake dhe nuk ka asgjë konkrete.

 

Sakaq, në lojë për shërbimet e fantazistit mbeten iranianët e Sepahanit, ku po vijojnë tratativat. Por nuk janë të vetmit, pasi edhe Malajzia mund të jetë destinacioni i golashënuesit më të mirë të Tiranës për dy sezonet e kaluara. Për llogari të tij është rikthyer pista e FC Perak.

 

Në fillim të këtij sezoni ata i bënë një ofertë joshëse, por mesfushori e refuzoi prej RNK Splitit. Një largim i Xhevahir Sukajt (që ende nuk ka arritur “divorcin” zyrtarisht) mund të transferojë pikërisht Bakajn në Malajzinë e largët. Sakaq, pistë e dështuar mund të quhet Al Faisali, pasi bisedimet janë mbyllur negativisht.

 

Drejt “ngecjes” janë negociatat me Shkëndijën e Tetovës. Klubi që militon në kampionatin maqedonas e ka në plane, megjithatë financat janë kthyer në pengesë për një akord të mundshëm. Burime të sigurta pranë tetovarëve zbulojnë se lojtari ka kërkuar afro 12 mijë euro në muaj, shumë e cila ka shumë pak gjasa që t’i plotësohet.

 

 

Sport
1 dite
Interi zbarkon në Korçë, në shtator pritet edhe vizita e Zanetit
1 dite
Dinamo Zagreb mposht Telushi-Pejiç, Rrahmani “mesazh” Skënderbeut (VIDEO)
2 dite
Bëhet gati Sahiti, Skënderbeu gjen shpejt zëvendësuesin e Latifit
Liridon Latifi do të përshëndet me Skënderbeun pas ndeshjes së kthimit me Dinamon e Zagrebit, për të nisur një karrierë të re në Hungari. Në këto kushte, drejtuesit korçarë janë vënë në lëvizje p&eu
1 dite
Disfata e Partizanit, Moxhi braktisi stadiumin. Ia faturoi ecurinë...
Partizani, i rënduar nga ngarkesa e lartë stërvitore, por edhe fillimi me vonesë i përgatitjeve, nuk ka arritur që t’u bëjë ballë italianëve të Ternanës, në miqësoren e luajtur të shtunën në darkë, ku sku
Më te lexuarat
Valbona Selimllari në plazh me fëmijët: Ja fotoja që u fshi menjëherë
Interi zbarkon në Korçë, në shtator pritet edhe vizita e Zanetit
Dinamo Zagreb mposht Telushi-Pejiç, Rrahmani “mesazh” Skënderbeut (VIDEO)
Bëhet gati Sahiti, Skënderbeu gjen shpejt zëvendësuesin e Latifit
Disfata e Partizanit, Moxhi braktisi stadiumin. Ia faturoi ecurinë...
Video / Idiotësia e vitit! Shoku i Mavrajt do mungojë 7 muaj për një...!
23 ore
Trajneri i Viner Nojshtad: S'mund ta besoj fatin që kam një lojtar si Salihi
Trajneri i Viner Nojshtad, Roman Mehlih, ka folur me superlativa për Hamdi Salihin pasi ky i fundit shënoi dy gola në fitoren 2-1 të kësaj jave ndaj Vatens.     “Në momentin që ishim pa një sulmues, nuk mund ta besoja fatin tim që mor&e
23 ore
FOTO +16/ Shokon Klaudia Pepa, del lakuriq në plazh...
Balerina e famshme shqiptare, Klaudia Pepa, pas lajmit të ndarjes nga bashkëshorti i saj,koreografi Albi Nako, duket se nuk di të ndalojë më. Së fundmi ajo ka publikua në profilin personal në rrjetet sociale një fotografi superseksi, e cila ka rrëmb