Anjeza Maja: Ja çfarë bëj unë me mjaltë dhe ca pika limon
Këshilla /Femra
5 muaj nga Administrator

E bukur, elegante, plot sharm dhe elokuencë në ekran. E shohim përditë “Në shtëpinë tonë”, duke sjellë receta moderne, por edhe ato më tradicionalet, që edhe vetë i ka shumë përzemër. Anjeza Maja është një nga moderatoret më të njohura shqiptare.
Vjen në këtë rrëfim të parë për vitin 2017 dhe tregon për revistën “Shije” disa nga sekretet e saj të bukurisë, por jo vetëm. Projektet e saj, gjërat që ka mësuar nga emisioni “Në shtëpinë tonë”, apo edhe të tjera detaje për pasionin për gatim dhe kujdesin e linjave trupore.
Si u mbyll viti 2016? A u realizuan projektet dhe objektivat tuaja?
Mirë, besoj që ishte një vit i mbarë. Një pjesë të objektivave i kam realizuar, por pjesën më të madhe të projekteve profesionale dhe personale shpresoj t’i realizoj në 2017.
Emisioni “Në shtëpinë tonë” ka ndikuar te njohuritë dhe dëshirat e tua për të gatuar?
Ka ndikuar shumë, më ka dhënë ide praktike për disa receta, por më shumë më ka mësuar vlera ushqyese, për një jetë të shëndetshme, përkujdesje për trupin, për shtëpinë, për familjarët dhe jetën në çdo aspekt.
Cila ka qenë receta e parë që ke gatuar?
Kanë qenë disa brusketa, me një salcë shumë të shijshme me ullinj, selino, hudhër dhe vaj ulliri. Por edhe disa shije të reja, si përdorimin e krundeve apo kuinoa dhe ëmbëlsira pa shumë sheqer, duke përdorur vetëm fruta të freskëta dhe të thata.
A ka ndonjë teknikë të re që keni mësuar?
Ka shumë prurje të reja në kuzhinë. Për shembull, çdo ditë e më shumë po përdor zarzavatet, të cilat përmbajnë vlera të larta ushqyese, duke zëvendësuar mishin. Të veçanta janë mënyrat e servirjes apo joshjes, për të marrë sa më shumë energji dhe përfitime në organizëm. 
Ka ndonjë nga recetat që gatuhen ''Në shtëpinë tonë” që të ka tërhequr vëmendjen dhe e ke gatuar në shtëpi, apo mjaftohesh duke i parë dhe shijuar ato studio?
Gjithmonë i provoj recetat që gatuhen aty në shtëpi, kryesisht salcat për makarona, për mishrat, si dhe dressing për sallata të ndryshme.
Cili është sekreti ose dieta që ndiqni për të mbajtur peshën ideale?
Mëngjesin e ha gjithmonë, ndërsa dreka nis me një supë. Sekreti: duke ngrënë disa herë në ditë, në sasi të vogla dhe sa më rrallë pas orës 20:00.
A merresh me palestër?
Kur kam kohë, shkoj në palestër. Më pëlqen të bëj ecje në këmbë, por gjithashtu edhe vrapin tek liqeni e praktikoj shpesh. 
Harxhoni shumë kohë për kujdesin e pamjes së jashtme?
Jo, nuk harxhoj shumë kohë vetë, por falë punës që bëj jetoj në ambiente ku kam mundësi të kurohem e të trajtohem, sepse jam çdo ditë në emision.
Përdorni maska me përbërës natyralë për fytyrën? Nëse po, cila është ajo?
Përdor shpesh maska. Maska që unë përdor më shpesh është ajo me mjaltë gështenjash dhe disa pika limon. E përdor për fytyrën dhe duart. Më bën shumë efekt duke e ushqyer lëkurën dhe duke i dhënë asaj  shkëlqim.
I përdor rrjetet sociale për të qenë më afër publikut ose për të përcjellë tek ta një model tëndin të mënyrës së jetesës?
Po, i përdor më shumë për treguar diçka jashtë kornizës së ekranit, të përditshmen time, shpesh e pagrimuar. Vendet e bukura që mund të shëtis apo e veçanta, ndonjë gatim që më pëlqen më shumë në restorante të ndryshme.
Në emisionin ''Chic'' para disa muajsh keni shprehur dëshirën për të hapur një blog lidhur me ushqyerjen e shëndetshme dhe mbajtjen e trupit në formë. Keni filluar të merreni me këtë projekt,apo njerëzit duhet të presin ende për t'a ndjekur atë?
Po merrem vetëm në instagram për momentin, duke treguar disa nga të rejat e kuzhinës, restorante, veshje, trajtime, dekore, pije dhe destinacione. Por, mendoj që në të ardhmen të jap disa ide edhe me të detajuara se çfarë duhet të hamë në mëngjes, drekë, darkë apo si të zgjedhim produktet më të mira që ofron tregu shqiptar. shije.al

Këshilla
2 dite
Dieta verore; si të humbisni 3 kg brenda 7 ditësh
1 dite
3 shpëlarës natyralë për sekrecionet vaginale, do t’ju shpëtojnë jetën
1 dite
1 gotë lëng me këtë erëz është e barasvlershme me 1 orë ushtrime
Shafrani i Indisë nuk është një erëz e zakonshme, pasi enzimat aktive dhe përbërësit e fuqishëm antioksidues dhe antiinflamatorë i ofrojnë organizmit të njeriut shumë më shumë përfitime nga se mendoni ! Studimi m&eu
1 dite
Çfarë u ndodh njerëzve kur nuk bëjnë seks
Seksi është një pjesë shumë e rëndësishme e jetës dhe këtë e kanë dëshmuar shkencëtarët dhe mjekët me kohën. Jemi njohur me benefitet që sjell ky proçes biologjik, por çfarë ndodh kur nuk keni n
Më te lexuarat
Dieta verore; si të humbisni 3 kg brenda 7 ditësh
Duka zgjedh trajnerin e ri dhe i vë kusht: Na ço në Botëror!
Zhgënjimi i merkatos së kuqe zëvendëson Çani-Manaj te Piza
Kur futbollistët shqiptarë preferojnë që t’i kenë emrat grekë… (FOTO)
3 shpëlarës natyralë për sekrecionet vaginale, do t’ju shpëtojnë jetën
Zyrtarizohet lista e Skënderbeut, gjen “pronar” nr. 10 i Shkëmbit
1 dite
Blerjet e Milanit debutojnë ndaj skuadrës së Sadikut
Tifozëve të Milanit nuk do t’u duhet të presin gjatë për të parë me bluzën e Milanit blerjet e reja të kuqezinjve. Montella-s i duhet t’i nis shpejtë përgatitjet për sezonin e ri, duke qenë se do të marrë pjes&eu
1 dite
1 gotë lëng me këtë erëz është e barasvlershme me 1 orë ushtrime
Shafrani i Indisë nuk është një erëz e zakonshme, pasi enzimat aktive dhe përbërësit e fuqishëm antioksidues dhe antiinflamatorë i ofrojnë organizmit të njeriut shumë më shumë përfitime nga se mendoni ! Studimi m&eu