Lajmi i keq nga zyra e kryeministrit Edi Rama për motin gjatë muajit Janar
Aktualitet /Kronikë
3 muaj nga Administrator

Menaxhim pozitiv i situatës për emergjencën e motit, por lajme jo të mira për atë që na pret vijnë nga zyra Operacionale në Kryeministri, në mbledhjen e radhës që Rama zhvilloi me krerë të institucioneve përgjegjëse.
Kreu i qeverisë ka falenderuar strukturat për angazhimin dhe përballimin e situatës, duke pranuar se menaxhimi ka qenë pozitiv.

Shemsi Prençi, drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Civile teksa njoftoi temperaturat e ulëta që janë regjistruar në vend, theksoi se i ftohti ka dalë tej parashikimeve të ditëve të mëparshme.

“I ftohti ka dalë tej parashikimeve të ditëve të mëparshme, në ditët në vijim rritje 2 deri 3 gradë, por akulli dhe bora do e kenë sërish të mbërthyer vendin. Prezenca e akullit në të gjitha akset do jetë prezent, edhe qytetarët edhe strukturat, edhe emergjencat duhet të marrin masat e nevojshme. Situata konsiderohet me menaxhim shumë të mirë. Por mesazhi duhet të jetë që gjatë gjithë muajit duhet të marrim masat për rezerva ushqimore, veshmbathje dhe mjetet për mbajtjen hapur të akseve rrugore”- tha ai.