Mos u gëzoni shumë nga pushimet e gripit, ja si do i zëvendësoni orët e humbura në shkollë
Aktualitet /Lajmi i fundit /Sociale
9 muaj nga Administrator

Ministria e Arsimit ka hartuar një plan konkret mbi mënyrën sesi do të bëhet zëvendësimi i orëve të mësimit të parealizuara për shkak të mbylljes së shkollave nga moti i keq. Në një prononcim për ATSH­në, zëvendësministrja e Arsimit dhe Sportit, Nora Malaj u shpreh se është ngritur grupi i punës nga ministria në bashkëpunim me drejtoritë rajonale arsimore.

Ajo sqaron se nuk ka ende një vendim të plotë por në drejtoritë rajonale janë dërguar plan orientues lidhur me zëvendësimin e orëve që kanë mbetur pa u realizuar për shkak të ditëve të pushimit nga moti i keq.

“Eshtë bërë një plan konkret sesi do të veprohet por ende nuk është marrë një vendim i plotë. Në bazë të programit të secila shkollë do të llogarisë orët e humbura dhe sipas një grafiku do të bëhet zëvendësimi i tyre që mund të jetë edhe gjatë ditëve të shtuna por ky zëvendësim do të shtrihet përgjatë tërë vitit.

Secila shkollë do të përgatisë një program të plotë, pra një grafik sesi do të bëjë të mundur zëvendësimin e orëve të humbura të mësimit, të cilën do t’ja dërgojë më pas Ministrisë së Arsimit.

Aktualisht, grupet e punës të ngritura nga MAS në bashkëpunim me Drejtoritë Rajonale janë në terren duke vëzhguar situatën”, tha zv/ministrja Malaj. Mbyllja e çerdheve, kopshteve, shkollave erdhi pas vendimit të dates 3 janar të Ministrisë së Shëndetësisë, ku u vendos shtyrja e datës së fillimit të shkollave për shkak të situatës gripale në vend dhe qeveria vijoi masat parandaluese duke caktuar tre ditë të tjera pushimi. Këshilli i Ministrave vendosi të martën që të caktojë ditë pushimi datat 4, 5 dhe 6 janar, për një nga prindërit që kanë fëmijë të mitur dhe që frekuentojnë/ndjekin ose jo çerdhet, arsimin parashkollor dhe arsimin fillor, të cilët janë nëpunës civilë apo punonjës të tjerë të administratës publike, në nivel qendror dhe vendor, si dhe në institucionet e tjera shtetërore. Më pas erdhi vendimi i dytë i Ministrisë së Shëndetësisë, më date 7 janar për mbylljen e shkollave deri më 14 janar./atsh

Aktualitet
2 dite
Masakra e Lushnjes, zbardhet dëshmia e ‘Julit të Pashakos’ në polici
12 ore
Arrestimi i Habilajt, Denoncimi: Gati prangat për ish ministrin
17 ore
Lotaria amerikane, thirrja e ambasadës: Regjistrimi nis nga e para (Arsyeja)
Ambasada Amerikane në Tiranë ka dhënë sot një njoftim të rëndësishëm lidhur me lotarinë amerikane.   Pas problemeve teknike në sistem, qytetarët që kanë aplikuar para deri në datën 18 tetor do të duhet të
17 ore
Skandal me Zëvendëskryeministren në Shkodër, nuk pyet për ligjet...
Edhe pse përbetohen se do të respektojnë ligjin, sapo vijnë në pushtet ndodh krejt e kundërta.   Kjo ka ndodhur edhe me zëvendëskryeministren Senida Mesin ditën e sotme, e cila nuk e ka pasur problem që të parkojë makinën e saj
Më te lexuarat
VIDEO/ Mbrëmja e shqiptarëve, sulmuesi i U-21 i bën gol Olimpiakosit
VIDEO Është momenti i artë i Grezdës, gol Dinamo Zagrebit
Mamurrasi tërhiqet nga kampionati, Ndreca shkrin ekipin...
Rama premton edhe një stadium të ri brenda 4 viteve
Rrëfimi rrëqethës i Nasri: Futbolli, botë hipokritësh, isha pranë vdekjes...
Deklarata e Jashanicës për Partizanin. Serbët: "provokacija”
2 dite
Flet Strakosha: Dibalës ia prita 11-m me ndihmën e babait dhe Zotit
Heroi i Lacios në sfidën ndaj Juventusit, Thomas Strakosha, foli në një prononcim të shkurtër për “lazionews24” kur tregoi edhe sekretin e pritjes së 11-metërshit. Ja fjalët e gardianit shqiptar:   Strakosha: “Çfa
1 dite
Kategoria II- Grupi B/ Elbasani hap fals në shtëpi, Maliqi fiton në transfertë
Janë luajtur ndeshjet e javës së 3-të në grupin B, në Kategorinë e Dytë. Kryesuesit e Elbasanit u ndalën në një barazim 1-1 në shtëpi përballë Butrintit.   Këlcyra fitoi 2-0 ndaj Delvinës, dhe tashmë kry